TË FUNDIT

Ja çfarë shkruajnë mediat botërore për protestën e opozitës dhe vendimin e Metës

Shumë media botërore kanë shkruar në lidhje me protesta e opozitës që janë zhvilluar përpara Kryeministrisë.

Kësaj here, BBC i ka kushtuar një artikull tubimit të djeshëm si dhe vendimit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore.

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet vendore pas disa muajsh protestash antiqeveritare. Z. Meta tha se situata politike në Shqipëri nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, të planifikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Ky lajm erdhi pak para se protestuesit, disa prej të cilëve kishin hedhur bomba tymuese dhe fishekzjarre jashtë godinës së parlamentit në kryeqytetin e vendit Tiranë, të shpërndaheshin nga Policia me gaz lotsjellës. Protestuesit kërkojnë që kryeministri Edi Rama të largohet. Grupet opozitare e akuzojnë atë për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion dhe kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Ata gjithashtu kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore dhe kanë refuzuar të negociojnë me kryeministrin”, pasqyrohet në artikull.

Më tej, BBC shkruan se bashkësia ndërkombëtare  ka bërë thirrje që partitë politike shqiptare të qëndrojnë larg dhunës dhe të hapin dialogun.

“Shumë figura, përfshirë Presidentin Meta kanë thënë se ndarja politike e vazhdueshme kërcënon aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së. Në një deklaratë të shtunën, Presidenti Meta u bëri thirrje liderëve të opozitës të zhvillojnë protesta në mënyrë krejtësisht paqesore. Shtete anëtare të BR do të votojnë në javët e ardhshme, nëse do të hapin negociatat me këtë shtet ballkanik”, shkruan BBC.

Edhe ‘Europa Press’ një media spanjollie shkruan në lidhje me vendimin e Metës./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat