Presidenti Ilir Meta duke sqaruar argumentet kushtetuese dhe ato ligjore për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se nëse kjo betejë do të kthehej në konflikt mes qytetarëve, atëherë procesi i zgjedhjeve do të humbiste legjitimitetin e tyre.
Presidenti Ilir Meta tha se ka një rrezik real sipas tij që vendi të shkojë në drejt një përshkallëzimi të paparashikueshëm ‘social’ siç ai u shpreh që mund të sillte pasoja të mëdha për vendin.
“Përpos thirrjeve, mesazheve dhe presidentit të Republikës për thirrje për dialog palët politike nuk janë përgjigjur. Mazhoranca thotë se do shkojë e vetme në zgjedhje pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike. Nga ana tjetër opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë zgjedhjet. Si president i Republikës theksoj ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm social që mund të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme. E konsideroj rrezik për stabilitetin, qetësinë, dhe paqen në vend”, u shpreh presidenti.

