TË FUNDIT

Vajza në kishë, shqiptari tenton ta përdhunojë

Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze shqiptare 27 vjeçare.

Nga mediat raportohet i arrestuari është shtetasi Florin Hasani, 25 vjeç. Hasani ka përdhunuar një vajzë që punonte si kujdestare e kishës ungjillore në Padova.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 qershor, ku rreth orës 22:00 të mbrëmjes, i riu hyri përmes dritares së lavanderisë së ndërtesës fetare, duke përfunduar në dhomën e vajzës, e cila në atë moment po fliste në telefon me një të njohurin e saj.

Personi me të cilin vajza ishte duke folur në telefon, dha alarmin në polici, e fundit kjo që mbërriti menjëherë dhe nisi hetimet.

Policia gjeti një biçikletë të braktisur me një çantë varur. Brenda ishin dokumentet e të riut. Duke qenë se ishte person i pastrehë, policisë iu desh pak kohë për ta gjetur atë.

Në fund, Hasani u gjet në një barrake, ku ai kishte bërë një shtrat. Pozita e tij është kritike jo vetëm për përdhunimin e tentuar, por edhe për shkak se më 4 mars ai u kap masturbuar në publik pranë sheshit të lojërave në “Via Fornace Morandi”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat