Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.
“Ajo është një person shumë i veçantë me talent të jashtëzakonshëm, që ka bërë një punë të mrekullueshme”, shkruan ai.
Bëhet me dije se 36-vjeçarja do të rikthehet në Arkansas pas 3 vite punë si zëdhënse e Shtëpisë së Bardhë.
Sarah Sanders ka qenë një ndër krahët e djathtë të Trump dhe ka punuar fort për shmangien e ‘fake news’./real-news.tv

