TË FUNDIT

OSBE raport për krizën, bashkitë e djathta nën urdhrat e Metës. Reagon Rama

Në kushtet kur situata politike në Shqipëri është e tensionuar së tepërmi, OSBE/ ODIHR ka dalë me një raport paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, edhe pse kjo datë është shfuqizuar nga Presidenti.

OSBE-ODIHR-i raporton se situata politike është e polarizuar dhe gjuha politike në vend është tejet e ndezur.

Ndërkaq, në disa bashki të djathta, drejtuesit e tyre, duke iu përmbajtur dekretit të Presidentit Meta, kanë apeluar bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke kërkuar zbrazjen e hapësirave të projektuara për qendra votimi dhe heqjen e listës së zgjedhësve.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar kryebashkiakëve të djathtë, duke iu thënë që mos bien viktimë e katërshes, Berisha, Meta, Basha dhe Kryemadhi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat