TË FUNDIT

Breshëri automatiku në fytyrën e 6 -vjeçarit, ja kush ishte shënjestra

Një fëmijë 6-vjeçar është qëlluar me 3 plumba automatiku mëngjesin e sotëm në Krastë të Martaneshit.

I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje që ka tronditur fshatin Krastë. Dyshohet se shënjestër e autorit, ka qenë babai i 6-vjeçarit.

Mësohet se mbi të miturin është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa familjarët kërkojnë me urgjencë transportimin e tij me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime nga Trauma bëjnë me dije se 6-vjeçari ka humbur një sasi të madhe gjaku, dhe plumbat i ka marrë në pjesën e fytyrës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat