TË FUNDIT

Trump fillon fushatën për zgjedhjet e 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.

Presidenti republikan e nisi fushatën në Florida ku para mijëra mbështetësve ai e quajti vendin shtëpinë e tij të dytë.

”Sonte jam para jush për të nisur zyrtarisht fushatën për një mandat të dytë për president të Shteteve të Bashkuara”-i tha Trump mbështetësve duke i premtuar atyre se nuk do t’i zhgënjejë kurrë.

Gjithashtu, Trump u shpreh se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”.

Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Aty, Trump fitoi në vitin 2016, por sondazhet nuk e tregojnë edhe aq mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për zgjedhjet  e vitit 2020./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat