Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të disa KZAZ-ve që ndodhen në bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së.
“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu.I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD-LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero” deklaron Rama.

