Është personi qendror që doli duke folur për “tërmet” si dhe duke përdorur fjalët më banale në lidhje me blerjen e votave në Dibër, gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.
Por duket se ish Ministri i Brendshëm Damian Gjiknuri nuk ka patur dëshirë të reagojë këtë të mërkurë për përgjimet e forta të publikuara nga BILD.
Teksa në media publikoheshin me rradhë 10 përgjime që e implikonin direkt, Damian Gjiknuri ka shpërndarë në rrjetin social disa foto nga një takim elektoral që ka mbajtur në Vlorë.
https://www.facebook.com/damian.gjiknuri.official/posts/2312128545575282

