Ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme. Arrestimi i tij u bë “live” pasi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Open” të Eni Vasilit.
Por fillimisht, pas arrestimit u tha se Spahia do dërgohej në Shkodër, pasi policia atje shpalli urdhër-ndalimin për të. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bardh Spahia po qëndron në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se ai nuk u dërgua drejt Shkodrës për arsye sigurie.
Theksojmë se një ditë më parë Policia e Shkodrës shpalli në kërkim Spahinë si një ndër personat përgjegjës për trazirat dhe djegien e shkollës. Policia e Shkodrës dje arrestoi 5 persona dhe shpalli në kërkim 14 të tjerë, si personat që i vunë flakën dje dy klasave që shërbenin si magazina për materialet zgjedhore

