Shkodra është ndarë ditën e sotme në dy pjesë, në njërën anë ndodhen simpatizantët dhe mbështetësit e PS, ndërkohë në anën tjetër po zhvillohet protesta kundër Ramës nga shumë qytetarë shkodranë.
Opozita vijon ende protestën, ku e pranishme ndodhet edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila është përplasur herë pas here me policinë.
Nga ana tjetër, Rama po mban fjalën e tij përpara mbështetësve të PS, ku thekson se do e bëjë Shkodrën sa për 30 vite.
Dy pamje paralele dhe situata krejt të ndryshme e kanë ndarë Shkodrën në dy pjesë, Rilindja vs Revolucioni.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë të përplasen me policinë duke hedhur sende të forta, e këta të fundit i kthehen me gaz lotjsellës.
Shumë të lënduar ka pasur nga përplasja, ku ambulanca transportoi disa protestues drejt spitalit./real-news.tv
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/389613108315486/
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2417329425168553/

