Kryeministri Rama ka ndërprerë fjalën e tij gjatë mitingut pasditen e sotme në Shkodër, pasi këndoi ezani i namazit të akshamit.
Menjëherë pas përfundimit, Rama rinis fjalën e tij duke bërë batuta ndaj Lulzim Bashës.‘Më erdhi për të qeshur se mu kujtua ajo e Lulit një minutë heshtje për besimtarët që agjërojnë. Edhe kur kopjon, kopjon keq. E keni provuar ndonjëherë t’ju iki shoku prej duarsh, kjo më ka ndodhur mua me Lulin’, tha Rama.
Me këto fjalë, mbështetësit e PS kanë nisur të qeshin me ironite dhe batutat e Ramës ndaj Bashës./real-news.tv

