TË FUNDIT

Irani i vendos ultimatum Shteteve të Bashkuara

Irani paralajmëroi të shtunën se do të reagojë ashpër ndaj çdo agresioni të mundshëm kundër tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi i tha agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim se Irani nuk do të lejonte shkeljen e kufijve të vet. Ai tha se “Irani do t’ë bënte ballë me vendosmëri çdo agresioni apo kërcënimi nga Amerika”.

“Pavarësisht nga çdo vendim që ata (zyrtarët amerikanë) bëjnë, ne nuk do të lejojmë që territori i Republikës Islamike të shkelet,” tha Musavi

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premtën se ai anuloi një sulm ushtarak për tu hakmarrur ndaj rrëzimit të dronit amerikan sepse mund të vriste 150 njerëz, dhe ai sinjalizoi se ishte I hapur për bisedime me Tehranin.  /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat