TË FUNDIT

Kolegji Zgjedhor merr vendimin, ja pasojat me të cilat do përballet populli

Kolegji Zgjedhor ka marrë në administrim kërkesën e Idajet Beqirit për tu ç’regjistruar nga zgjedhjet pas zhdekretimit të 30 qershorit dhe është tërhequr për vendim.

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të partisë së Unitetit Kombëtar, për tu çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Me vendimin që do të merret  pritet t’i jepet fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve.  Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë sot kërkesën e Idajet Beqiri për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm dhe për pasojë nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Nëse Kolegjit Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për të mos pranuar kërkesën e Idajet Beqirit, vendimi do të konfirmonte paligjshmërinë e dekretit të Metës, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor. Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat