TË FUNDIT

Europa përfshihet nga temperatura të larta

Fundi i qershorit i ka përballur europianët me temperatura të papërballueshme, jo të zakonta për muajin e parë të verës.

I gjithë kontinenti është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që arritën deri në 40 gradë celcius.

Vala e ngrohtë e ardhur nga Afrika Veriore ka prekur më së shumti Greqinë, Spanjë, por edhe Britaninë e Madhe, Francën e Belgjikën, madje edhe Zvicrën alpine.

Për të paralajmëruar qytetarët, autoritetet spanjolle lëshuan alarmin e verdhë të motit, portokalli dhe i kuqi janë më të fortët. Vendi iberik ishte një ndër më të nxehtët verën e kaluar, ku termometri arriti deri në 52 gradë celcius.

Kjo valë e të nxehtit i atribuohet anticiklonit subtropikal, që do të ndikojë kryesisht në Spanjë, Francë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Holandë, Italinë Veriore, Sardenja dhe rajonet qendrore të detit Tirren.

Edhe në Francë, do të regjistrohen temperatura deri në 40 gradë Celsius, në kryeqytetin Paris dhe 41-43 gradë mes Madridit dhe Francës Jugore./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat