TË FUNDIT

Meta: Zgjedhjet më 30 qershor, imagjinare, Kolegji justifikoi organizatën socialiste të KQZ

Presidenti Ilir Meta ka një dalje për median sot në mëngjes.

Meta i quan zgjedhjet më 30 qershor, “zgjedhje imagjinare”

“Vendimi ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organizatës socialiste të KQZ.  Kolegji Zgjedhor nuk mund të diskutonte dekretin.  Institucioni i Presidentit nuk është thirrur si palë dhe vendimi nuk mund të prodhojë asnjë efekt. Ai është truk procedural për të justifikuar veprimtarinë e organizatës socialiste të KQZ-së dhe për të ndërtuar një operacion propagandistik”

Zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë.”

Presidenti do të dalë para gazetarëve tani në orën 08:00 dhe mendohet të jetë një reagim të fortë nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Në orët e mbrëmjes, konferenca u njoftua dhe nga Presidenca.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (25 qershor 2019) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.”

Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e Idajet Beqirit, u mor në mënyrë unanime nga 5 anëtarët e tij.

Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur Partinë e Unitetit Kombëtar, kur nuk e çregjistroi.

Kolegji praktikisht njohu 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat