TË FUNDIT

Trump firmos sanksionet e reja ndaj Iranit, reagon ashpër Rouhani

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të cilin ai tha se do të frenojë qasjen që Khamenei dhe Irani kanë tek tregjet financiare botërore. Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se sanksionet e reja do të bllokojnë pasuri të Iranit me vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve.

Lideri amerikan tha se urdhri i tij është një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e Shteteve të Bashkuara ndaj goditjes nga Teherani javën e kaluar të një droni amerikan, për të cilin Uashingtoni thotë se ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit. Irani thotë se incidenti ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore.

Sanksionet e reja vijnë ndërsa po shtohen shqetësimet rreth mundësisë së një konfrontimi të armatosur mes të dy vendeve, pasi zyrtarët amerikanë kohët e fundit fajësuan Teheranin për sulmet ndaj dy cisternave me naftë në ngushticën e Hormuzit. Irani i mohon këto akuza, ashtu sikurse edhe rrëzimin nga Irani të një droni amerikan javën e kaluar.

Presidenti iranian është përgjigjur me mosbindje ndaj sanksioneve të fundit të vendosura nga SHBA, duke thënë se SHBA gënjen kur thotë se dëshiron dialog.

Hassan Rouhani tha se politika e Donald Trump vjen nga dëshpërimi, duke e quajtur atë “të vonuar mendërisht”.

Sanksionet kundër udhëheqësit suprem të Iranit do të ishin të padobishme, paralajmëroi Rouhani./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat