Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, flet për mundësinë e një procesi zgjedhor në kushte të paprecedentë, mes dhunës dhe incidenteve në qendrat e votimit dhe numërimit.
Në një njoftim që shpërndan për sigurinë e qytetarëve të saj në Shqipëri, ambasada i referohet rasteve të fundit të dhunës së ndodhura në disa KZAZ, dhe thotë se sinjalet, (siç edhe opozita i ka shprehur publikisht), janë për të pasur dhunë edhe ditën e zgjedhjeve.
Ambasada thotë se ka shqetësime për dhunë jo vetëm ditën e zgjedhjeve por edhe para tyre
“Incidentet e evidentuara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka bërë një njoftim për qytetarët e saj që jetojnë në vendin tonë, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor.
Ambasada i kërkon shtetasve të saj të jenë vigjilentë rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore.
Të shmangin çdo zonë ku ka dhunë dhe të monitorojnë mediat.
Selia diplomatike e SHBA-ve në Tiranë thotë se Shqipëria më 30 qershor do të mbajë zgjedhjet lokale në një votim që nis në orën 7 të mëngjesit deri në 7 të pasdite.
Numërimi do të zgjasë disa ditë në disa komuna.
Shqiptarja.com botoi ditën e djeshme të plota, të gjithë skenarin e Partisë Demokratike për të bllokuar zgjedhjet.
Do të ketë protesta nga sot, deri më 2 korrik pranë KZAZ-ve dhe në çdo vend ku votohet e numërohet.

