Samiti dyditor i liderëve të G20 filloi sot në qytetin japonez Osaka.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, gjithashtu kryesues i samitit, përshëndeti liderët së bashku me krerët e disa organizatave ndërkombëtare.
Pas një fotografie familjare, udhëheqësit ndoqën eventin “Ekonomia dixhitale”, pas së cilit u mbajt sesioni i parë me temën “Ekonomia globale, tregtia dhe investimet”.
Më vonë, liderët do të mbajnë takime bilaterale dhe do të marrin pjesë në një seancë mbi “Inovacionin”.
Dita e parë e samitit do të përfundojë me një ngjarje kulturore dhe darkën e liderëve të G20.
Dita e dytë dhe e fundit e samitit do të fillojë me një seancë të veçantë mbi temën “Fuqizimi i gruas”.
Pasdite, udhëheqësit do të marrin pjesë në sesionin përfundimtar të samitit me temën “Ndryshimet klimatike – Mjedisi dhe energjia”.
Në takim, i ndjekur nga më shumë se 2 000 gazetarë nga e gjithë bota, marrin pjesë 30 000 persona, përfshirë 19 liderë dhe delegatë nga Bashkimi Europian.
Për mbarëvajtjen e samitit dy-ditor, policia japoneze në Osaka ka ngritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë. Përveç udhëheqësve të ekonomive botërore, në samit pritet të marrin pjesë rreth 30 mijë të ftuar ndërsa për sigurinë janë angazhuar 32 mijë policë.
Një numër i madh i efektivëve të policisë mund të vërehen veçanërisht përreth qendrës së kongresit INTEX në Osaka, ku do të mbahet samiti./real-news.tv/

