TË FUNDIT

Moisiu për ‘peshqit e mëdhenj’ në pranga

Ish presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ishte sot në një intervistë në neës24 ku foli për zhvillimet më të fundit politike në vend.

Ndër të tjera z. Moisiu u pyet edhe nëse do të ketë zyrtarë të lartë të politikës që do të arrestohen. Ish-Presidenti u shpreh i bindur se do të ketë.

“Sigurisht që duhet të ketë sepse ndryshe ne nuk mësojmë. Mosndëshkimi i politikanëve ka rritu zullumet dhe kam përshtypjen se kjo frikë ka detyruar disa politikanë të bëjnë veprime të matura”,-tha Moisiu. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat