TË FUNDIT

‘Timonieri ynë pa frena’, s’ndalet Meta, sulmon rëndë Ramën: Shquhesh për ‘krijimtari’ të…

Presidenti Ilir Meta nuk është majftuar me deklaratat e djeshme, por e ka nisur sërish ditën e sotme me sulm kundër kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi.

Kur na ndajnë pak ditë nga tre vjetori i miratimit të reformës në drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë me 140 vota, Meta akuzon dhe ironizon duke ngritur pyetjen se çështja është nëse është ‘Reforma apo Ramaforma’? Më pas Meta shpjegon se çfarë është sipas tij Ramaforma.

‘Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura’ shkruan Meta.

Statusin në faqen zyrtare në Facebook, kreu i shtetit e ka shoqëruar me një foto me kryeministrin Rama nga fushata e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 kur ishin në koalicion dhe në paqe. Dje, Meta doli në një propozim surprizë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ai propozoi që në 13 tetor të realizohen zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe ato për President, tek të cilat do të kandidojë sërish. Ndërkohë që sulmoi hapur dhe ashpër ndërkombëtarët duke i cilësuar si; Qesharakë, ngatërrestar, intrigantë, lojë ambasadash, që sipas tij u tallën me shqiptarët. Megjithatë për propozimin e tij për tre zgjedhje në tetor dhe deklaratat e sotme pritet reagimi nga kreu i qeverisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat