TË FUNDIT

Tjetër tërmet godet Kaliforninë, më i forti në dy dekada

Të enjten Kalifornia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter, ndërsa kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar,  mbrëmjen e së premtes toka është lëkundur në intensitetin e saj më të madh në 20 vitet e fundit.

7.1 ballë, ka qenë tërmeti i së premtes.

Epiqendra ka qenë në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest. Sipas mediave amerikane, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet të SHBA-së në 20 vitet e fundit.

Disa shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e tërmetit, ndërkohë që raportohet për rrugë të shkatërrura dhe dëme të shumta materiale. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen me tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat