Një i ri shqiptar vetëm 20-vjeç gjeti vdekjen në një aksident rrugor në Itali. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një rrugë në Bari.
Makina e viktimës është përplasur me një tjetër automjet ndërsa ai po shkonte në punë. Siç shihet në foto, përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për të riun shqiptrar i cila ka gjetur vdekjen në vend.
Për nxjerrjen e trupit nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

