Pas mbylljes së procesit të votimit dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij del humbëse Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka reaguar në një prononcim për mediat. Tsipras bëri me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve, kryetarin e Demokracisë së Re, Qirjako Micotaqis, dhe e kishte uruar për fitoren.
Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek Kryeministri i ri. “Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis, të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek Kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh, por të jetë në interesat më të mira të grekëve”, u shpreh Tsipras. /real-news.tv/

