Një shqiptar ka ndërruar jetë në një nga burgjet greke.
Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, por vdekja e tij është mbajtur e fshehtë.
Raportohet se viktima është K.B nga qyteti i Fierit, i cili vuante dënimin e tij prej dy vitesh.
Mbi të rëndonte akuza për lëndë narkotike.
Ai është varrosur ditën e sotme në Shqipëri, ku familja tërhoqi trupin e tij të pajetë.
Numri i shqiptarëve të vdekur në burgjet greke sa vjen dhe rritet dhe autoritetet e shtetit fqinj shpeshherë i mbulojnë ngjarjet duke mos i bërë publike. Pse ndodh kjo? /real-news.tv

