TË FUNDIT

5 ditë pas Duros, Rama ia beson Tatimet Ibrahimajt, në krye të INSTAT prej 3 vitesh

Është emëruar në postin e drejtueses së Tatimeve Dalina Ibrahimaj, një javë pas shkarkimit të Enton Duros.

Që prej vitit 2016 dhe në vijim Ibrahimaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së INSTAT.

Këshilli i Ministrave vendosi 5 ditë më parë shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro.

Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkuan Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Enton Duro u emërua në krye të Tatimeve në 27 mars 2019, ndërsa më parë mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Taksës së Pasurisë. Ai pasoi në këtë detyrë Vasilika Vjeron.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat