Një kandil deti madhështor me përmasat e një njeriu ka habitur një zhytëse në brigjet jug-perëndimore të Anglisë.
Krijesa e pabesueshme u zbulua pranë Falmouth nga transmetuesia dhe biologia Lizzie Daly, e cili e përshkroi takimin si “të lë pa frymë”.
Kallamari gjigand është kapur në kamera për herë të parë në SHBA.
“Kurrë nuk kam parë një kandil me përmasa të tilla!”-tha biologia Lizzie Daly
Daly e cila po eksploronte ujërat si pjesë e fushatës së saj “Wild Ocean Week”, shtoi se kandili i deti ishte i madh sa ajo.
Kandili i detit është lloji më i madh në detet britanike, por është jashtëzakonisht e rrallë të vërehet një kandil me madhësitë që e përshkroi Daly.
Ata zakonisht rriten deri në një metër dhe peshojnë deri në 25 kilogramë, sipas The Wildlife Trusts. Kandili i detit është parë shpesh në brigjet e Britanisë së Madhe gjatë muajve të verës.

