TË FUNDIT

Raporti alarmant i OKB-së: Uria nё botё nё rritje

Nё botё vazhdon tё ketё njerёz tё uritur. Raporti pёr sigurinё e ushqimit i OKB-sё pёrmend pёr kёtё tri arsye: konfliktet, zhvillimi i ngadaltё dhe ndryshimin e klimёs.

Qёllimi i OKB-sё, pёr ta shmangur urinё deri nё vitin 2030, po bёhet i parealizueshёm. Sёrish nё botё janё tё uritur gjithnjё e mё shumё njerёz, shkruan OKB nё raportin e fundit lidhur me stadin e sigurisё pёr ushqimin nё botё: 820 milionё njerёz, vuajnё nga uria kronike, ndёr ta 149 milionё fёmijё nёn moshёn pesё vjeҁ, qё janё tё pazhvilluar nga mungesa e ushqimit.

Pёr 96 milionё njerёz “duhet tё vihen nё dispozicion ushqime ose t’u jepet atyre aksesi tek ushqimi, nё mёnyrё qё ata tё mos vdesin”,- tha Cindy Holleman, njё nga autoret kryesore tё raportit.

Autorёt e raportit vlerёsojnё, se nё mbarё botёn ka rreth dy miliardё njerёz, qё nuk kanё mjaftueshёm ujё tё pijshёm dhe ushqime. Nё pёrqindje nё secilёn pjesё tё botёs janё tё prekura prej kёsaj mё shumё gratё se sa burrat. Edhe tetё pёrqind e popullsisё nё Amerikёn e Veriut dhe nё Europё janё tё prekur prej pasigurisё pёr ushqimin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat