TË FUNDIT

Miratohen ndryshime në Kodin Penal

Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro ndryshimet në Kodin Penal. Ndërkaq 11 deputetë kanë votuar kundër dhe 2 abstenuan për këto ndryshime.
Po kështu parlamenti ka miratuar me 90 vota pro e 8 kundër edhe projektligjin për Mbrojtjen Civile.

Në seancë janë miratuar edhe ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve me 106 vota pro, 1 kundër. Koncesioni Orikum-Dukat është miratuar me 77 vota pro, ndërsa ai i rrugës Milot-Balldren me 79 vota.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se parashikimet e deritanishme të kodit kanë rezultuar se nuk garantojnë sipas standardeve të vendeve të BE-së veprimet e dhunës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat