Dorëheqja e Haradinajt, reagon për herë të parë Rama

rama-haradinaj-e1511860713463-1024x571-770x433.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dorëheqjen e Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës.

Rama ka bërë një postim në rrjetin social ‘Twitter’, ku më së tepërmi i referohet ftesave nga Gjykata e Hagës për protagonistët e UÇK

Ai e konsideron vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës si një sfidë të papërfunduar kombëtare

Postimi i Ramës:

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303