TË FUNDIT

Drogë drejt Greqisë, kapen dy shqiptarë dhe një grek

Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Arta të Greqisë, të akuzuar për transportin e 8 kg kanabis.

Policia greke ka ndaluar për kontroll një automjet, në të cilin udhëtonte një shqiptar i moshës 35 vjec dhe një grek i moshës 25 vjec, ku pas kontrollit në automjet janë zbuluar në bagazhin e mjetit një çantë që kishte 8 pako me 8 kg kanabis.

Nga hetimet e policisë greke është zbuluar se një automjet tjetër, në të cilin udhëtonin gjithashtu një grek i moshës 19 vjec dhe një shqiptar i moshës 36 vjec kishte rolin sinjalizues për kontrolle të mundshme gjatë rrugës.

Policia ka arritur të arrestojë shqiptarin 36 vjecar, ndërsa është në kërkim të 19 vjecarit grek.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat