Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur një letër ditën e sotme Komisionit të Venecias në lidhje me vendimin e Metës për ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Në letër janë shkruar 8 pyetje për rolin e presidentit Meta.
Nga ana tjetër, Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të presë përgjigje nga Komisioni i Venecias për të vijuar më tej me shkarkimin e Ilir Metës si presidenti i Shqipërisë.
Tetë pyetjet për Komisionin e Venecias:
Roli i Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?
kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?
Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?
A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?
A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?
A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?/real-news.tv

