TË FUNDIT

‘Toyota Yaris’/ Flet Basha pas marrjes në pyetje, mesazhi për Taulant Ballën

Kryetari i PD, Lulzim Basha dha një prononcim në lidhje me dosjen ‘Toyota Yaris’ si dhe pyetjet e bëra nga prokurorët belgë te Krimet e Rënda.

Ai u shkreh se sot ka dhënë informacione të plota për çështjen ‘Toyota Yaris’, ku tha edhe se synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin të akumulojë sa më shumë pushtet.

Më tej, ai lëshoi edhe një mesazh për Taulant Ballën, ku sipas tij ai sot duhet të ishte në burg.

Prononcimi i Bashës:

Dhashë sot informacione të plota për Toyota Yaris edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës. Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin të akumulojë sa më shumë pushtet. Synimi i vetëm është grumbullim dhe mbajta e pasurive dhe parave të krimit. Milot-Baldrem është pastrim parash. Pastrimi i parave po vret ekonominë. Për këtë arsye PD e ka prioritet luftën kundër pastrimit të parave. Do vëmë para drejtësisë të gjithë ata që pastrojnë para krimi dhe do i konfiskojmë paratë e krimit. Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave. Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat