TË FUNDIT

Video/ BBC zbuloi se si rrihen brutalisht emigrantët në kufirin kroat

Emigrantët që përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes Kroacisë janë dëbuar ilegalisht në Bosnje nga policia.

Disa madje i thanë policisë së BBC-së se i kishin rrahur dhe i kishin plaçkitur paratë dhe telefonat e tyre.

Sipas dëshmive të emigrantëve, policia ka dhunuar edhe minorenë.

Në video tregohen policët se si kthejnë mbrapa emigrantët, duke mos i lejuar të kalojnë kufirin.

Një oficer policie, i cili donte të mbetet anonim, i tha BBC se kishte marrë pjesë në tre operacione të tilla(të paligjshme)për të ndalur emigrantët të kapërcejnë kufirin.

Ai gjithashtu rrëfeu se kishte marrë urdhra nga shefi i tij, dhe se shefi i tij kishte marrë urdhra nga personat më lart se ai.

Në kushte anonimati, polici rrëfen se ishin urdhëruar të kthenin emigrantë para se ata të arrinin  te zyrat për  të drejtat e njeriut, ku mund të kërkonin azil.

Kroacia i ka mohuar këto akuza, edhe pse ka pamje që i vërtetojnë.

Në video duket qartë se si furgoni i policisë i kap emigrantët pa arritur në kufi dhe i detyron të kthehen mbrapa, duke mos i lejuar të futen në zonën e BE-së.

Kthime të tilla janë të paligjshme, pasi ligji i Bashkimit Europian thotë se çdo azilkërkues duhet dëgjuar.

Megjithatë, në një vizitë që presidentja e Kroacisë pati në zonë, deklaroi se emigrantët janë dëmtuar vetë, duke mohuar kështu dhunën e policisë.

Ajo deklaroi se emigrantët janë plagosur e gërvishtur duke u përpjekur të arrijnë në kufi, pasi sipas saj, aty është një terren shumë i vështirë./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat