Duket se nuk kanë fund lëkundjet sizmike në Greqi.
Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur ishullin e Kretës mëngjesin e sotëm. Lëkundjet e para u ndjenë rreth orës 7:40. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Lëkundjet u regjistruan rreth 32 km në jug të La Libertad dhe thellësia fokale arrin deri në 94 km.
Disa banorë kanë përdorur rrjetet sociale për të treguar frikën dhe ankthin që po përjetojnë.
“Tërmet në Kretë. Jemi 40 milje nga epiqendra. U shokuam në vilë për 4-5 sekonda”, shkruajti një banor.
Ndërkohë dikush tjetër shtoi: “U zgjuam nga një tërmet në Kretë. Dita mund të niste më mirë se kaq”
“Unë mendoj se nuk duhet të ketë ndikim, ne kemi të bëjmë me sizmizmin që ekziston në Kretë dhe duam kohë për të vlerësuar situatën”, u shpreh profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas.
Kujtojmë, që Greqia është tronditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën, Selanikun dhe zona të tjera.

