Televizion publik në Itali RAI 3 do të transmetojë të mërkurën e ardhshme një dokumentar të titulluar “Narcotica”, dokumentar ky, që në thelb do të japë fakte të reja mbi fenomenin e trafikut të drogës në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Në materialin e medias italiane do të flitet për trafikun e drogës, por nuk jepen detaje të mëtejshme në spotin e shkurtër, i cili është shpërndarë nga televizioni në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Për këtë ka reaguar edhe ish-deputeti, Luçiano Boçi.
Ai thotë se ky dokumentar do flasë për “Kopshtin e Kanabisit” në Evropën Juglindore, por edhe për bashkëpunimin e trafikantëve me Policinë e Shtetit dhe bandën politike në pushtet, duke sulmuar kështu edhe qeverisjen e kryeministrit, Edi Rama.

