Policia e Elbasanit ka blinduar qytetin për të zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë pasdite. Plagosja ndodhi në lokalin “Cest la vie”, teksa personat ishin të ulur në një tavolinë, kur janë zënë për motive të dobëta.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit Fezi Ago, Astrit Cerriku dhe Mihal Cakashi. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

