TË FUNDIT

Aktori shqiptar goditet me tytën e pistoletës

Aktori shqiptar, Enea Arapi është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

Ai është pjesë e stafit të emisionit ‘Bukë me vete’ drejtuar  nga Roza Lati, ku së bashku me grupin ishin nisur për xhirime.

Enea është ndaluar nga një person i paidentifikuar pranë një restoranti, ku i ka kërkuar aktorit që të ulë shpejtësi.

Pas një mini debati, personi ka goditur aktorin në faqe me tytën e një pistolete që kishte në brez, duke ia lënë shenjë.

Ndërkohë, Arapi ndodhet në gjendje stabël dhe nga ana tjetër ai së bashku me stafin kanë denoncuar rastin në polici.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat