TË FUNDIT

“Godina e teatrit, sëmundje”, Rama reagon me fjalët e Bujar Asqeriut

Kryeministri i vendit,  Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook në lidhje me Teatrin Kombëtar.

Ai ka publikuar fjalët e një tjetër aktori, pikërisht Bujarv Asqeriut,ku shprehet se duhet ndërtuar një tjetër teatër.

Mesazhi i Ramës:

Aktori i famshëm, Bujar Asqeriu, i përket një brezi të ndërmjetëm, mes mjeshtrave që themeluan Teatrin Kombetar gjatë epokës komuniste dhe të rinjve, që erdhën në skenë kur regjimit komunist i erdhi fundi.

Ai krijoi një galeri të pasur rolesh, në ekran dhe në skenë, duke fituar zemrat e respektin e publikut. Në këtë çështjen, “prishet nuk prishet” rrënoja e teatrit, Bujari ishte zëdhënës i fuqishëm i protestës fillestare; kur i tërë komuniteti u mblodh bashkë, për të garantuar vijën e kuqe të mosprekjes së territorit të Teatrit Kombëtar për ndërtime të tjera.

Qyshse kjo çështje u sqarua qartë e prerë me qeverinë e me bashkinë, që s’kanë pasur kurrë ndërmend të përdorin truallin e teatrit për tjetër gjë, përveçse për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Bujar Asqeriu, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, mbështet pa rezervë shembjen e të vjetrit e ndërtimin e të riut.

Bujar Asqeriu:

Nuk jam për protesta, nuk i mbështes. Dua të dëgjohen arkitektët. Unë më në atë godinë nuk futem sepse është sëmundje. Nga ajo godinë ku vdiqën shokët e mi, më duket se jam sëmurur edhe unë. Dua një Teatër të ri dhe nuk ka më kuptim që të vihemi kundër njëri-tjetrit, por t’ua lëmë këtë çështje arkitektëve. Boll se u teprua!

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat