Duhanpirja është edhe shkaku kryesor i çrregullimeve në aparatin e frymëmarrjes si dhe shkaktarja e disa sëmundjeve kronike të tilla si kanceri.
Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe ti kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrim të mushkrive.
Grejpfruti

Ky frut i shijshëm është i pasur me antioksidantë të cilët përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme punën e qelizave të mushkërive.
Komponentë aktivë të grejpfrutit u rezistojnë keq-funksionimeve të qelizave dhe pengojnë në këtë mënyrë krijimin e tumoreve.
Është e këshillueshme të konsumohet rregullisht.
Hudhra

Hurdha është një nga ushqimet të cilët kurrsesi nuk mund të lihen jashtë dietës. Përqëndrimi i lartë i substancave si squfuri ka efekte inflamatore dhe antioksidante që ruajnë shëndetin e mushkërive. Ngrënia e hurdhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek duhanpirësit aktiv ashtu dhe tek ata pasiv.
Karrota

E konsideruar si perime e pazevendësueshme në dietat ushqimore , karrotat përmbajnë vitaminat A, C, E dhe K të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale.
Për të neutralizuar efektet negative të nikotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme këshillohet që karrota të konsumohet e pagatuar.
Lëng Aloe vera

Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.

