Presidenti iranian, Hasan Rohani, ka deklaruar se Teherani i mbështet negociatat me Uashingtonin, por fillimisht duhet që SHBA të heqë sanksionet që i ka vendosur Iranit.
“Republika Islamike e Iranit i mbështet negociatat dhe nëse SHBA-të me të vërtetë dëshirojnë të flasin ata duhet t’i heqin të gjitha sanksionet”, ka deklaruar Rohani për televizionin iranian.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë shtuar pasi vitin e kaluar SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që kishte për qëllim kufizimin e aktiviteteve bërthamore iraniane.

