Kalimi në një dietë me bazë bimore mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimit të klimës, thanë ekspertët e Kombeve të Bashkuara.
Një raport i madh për përdorimin e tokës dhe ndryshimin e klimës thotë se konsumi i lartë i mishit dhe prodhimeve të qumështit po nxit ngrohjen globale.
Kështu që shkencëtarët dhe zyrtarët i bëjnë thirrje të gjithëve që të bëhen vegjetarian.
Ata thanë që më shumë njerëz mund të ushqehen duke përdorur më pak tokë nëse individët reduktojnë sasinë e mishit.
Dokumenti, i përgatitur nga 107 shkencëtarë për Panelin Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës (IPCC), thotë se nëse toka përdoret në mënyrë më të efektshme, ajo mund të ruajë më shumë karbon të emetuar nga njerëzit.
Raporti u përfundua pas diskutimeve të zhvilluara këtu në Gjenevë, Zvicër./real-news.tv/

