TË FUNDIT

Rama bllokon Havanën në Dhërmi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është bllokuar një ndër komplekset më të njohura në zonën turistike të Dhërmiut, Havana, në kuadër të aksionit anti-informalitet të nisur prej muajit korrik.

Duke publikuar fotot e biznesit të bllokuar në “Facebook”, Rama shkruan me ironi se i vjen keq për Havanën e famshme të pushimeve joniane.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush do të goditet.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢 Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊”, shkruan Rama.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat