Janë proceduar penalisht ditën e sotme 4 zyrtarë për drogën e kapur dy ditë më parë në Korçë.
Ata shpërdoruan detyrën, ku dy persona u kapën për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.
Në kuadër dhe në vijim të veprimeve proceduriale e hetimore lidhur me operacionin policor të lartpërmendur, specialistët e Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
- S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),
- M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njesisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),
- F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),
- I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

