TË FUNDIT

Mësimi që duhet të japë çështja “Valdrin Pjetri”

I gjendur në qendër të vëmendjes mediatike dhe të opinionit publik, pas akuzave nga opozita se ka fshehur një dënim për trafik droge në Itali, Valdrin Pjetri u detyrua të japë dorëheqjen nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Në njoftimin e tij zyrtar në lidhje më këtë vendim, Pjetri habiti me një justifikim shumë i çuditshëm, që tregon konceptin që kanë këta që na drejtojnë me shtetin ligjor, ligjin dhe funksionimin e institucioneve.

“Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20 vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor”, ankohet Pjetri në postimin e tij në rrjetet sociale.

Është e pafalshme se si me thjeshtësinë më të mëdha mund të thuhen broçkulla të tilla. Po si more zotëri “ngjarje e ndodhur 17 vite më parë, në moshën 20 vjeçare”? Çfarë ndryshon kjo në parashikimin ligjor që detyron deklarimin e çfarëdolloj dënimi të mundshëm, në çfarëdolloj moshe në Shqipëri dhe jashtë vendit?

Pastaj si mund të harrohet një dënim me një akuzë kaq të rëndë? Ne nuk harrojmë ditën e parë të shkollës, ky zotëria harron ditën e parë të burgut.

Ajo që është më e rëndësishme në të gjithë këtë historinë e ‘dekriminalizimit’ është fakti që duhet të vijë një moment të thuhet boll me këtë situatë.

Të gjithë këta “Valdrinët” ta kuptojnë se asgjë nuk mbajnë të fshehur, jo para 17 viteve por edhe para 30 viteve. Jetojmë në një epokë ku informacioni është i aksesueshëm në të gjithë cepat e globit, kudo ku ti ndodhesh.

Ndaj mirë është edhe për këta që të mos synojnë më poste publike, po të rrinë rehat, larg qendrës se vëmendjes së medias dhe në lupën e partive kundërshtare politike. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat