TË FUNDIT

Sulmoi turistët spanjollë, gjykata jep vendimin për Mihal Kokëdhimën

Gjykata e Vlorës ka vendosur arrest me burg për Mihal Kokëdhimën. 51-vjeçari do të qëndrojë në burg të paktën gjatë periudhës së hetimeve, nën akuzë për “kanosje”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrim të pronës”.

Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, u arrestua tre ditë më parë nga policia, pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit ku ata udhëtonin, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata teksa thyen xhamin dhe bërtet. E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në “Porto Palermo” të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë.

Vetë Mihal Kokëdhima, ndryshe nga ajo çfarë u pa qartë në video, ku ai shfaqej në sjellje në kufijtë e çmendurisë ndaj turistëve, ka pretenduar se ishin turistët që tentuan ta shtypnin me furgon dhe se ai ju hodh automjetit për të shpëtuar.

Avokatët e tij të studios “Cakrani” kanë kërkuar masë më të lehtë se arrest me burg siç kërkoi prokurori Saimir Smaka.

Mbrojtja ngriti pretendimet se nuk qëndron asnjë nga akuzat e ngritura,  prandaj ai nuk duhet mbajtur në burg. Avokatët kërkuan që Mihal Kokëdhima të lirohet me garanci pasurore deri në 3 mijë euro, ose një vlerë tjetër që ta përcaktojë gjykata.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat