Një operacion i koordinuar midis Interpol Tiranës dhe asaj të Romës bëri të mundur shpërbërjen e një grupi grabitësish shqiptarë, të cilin kishin kryer një seri vjedhjesh në Itali.
Operacioni dypalësh ‘’Korabi’’ arrestoi në Dibër shtetasit B.GJ. 38-vjeç dhe Q.A. 32-vjeç, kurse personi i tretë i arrestuar është shtetasja H.R. 49-vjeçe, e cila u ndalua ditën e sotme në Itali. Nga informacionet e fundit, mësohet se ata i kanë grabitur me forcë shtetasit italian A.L. 60 mijë € dhe disa bizhuteri në shtëpinë e tij.
Sipas të dhënave, të tre ishin banorë nga Dibra dhe kryenin grabitje me armë në shtetin fqinj. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia shqiptare dhe ajo italiane për kryerjen e disa veprave penale.

