Sekretari për Marrëdhëniet e Jashtme të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka thënë ditën e sotme se brenda PS ka ende individë të inkriminuar.
Sipas tij, lista kryesohet nga kryebashkiaku i ri i Lezhës Pjerin Ndreu.
‘’Ka dhe të tjerë në listën e personave me të shkruar kriminale, natyrisht në krye të saj është Pjerin Ndreu, por ka edhe të tjerë. Shtatori, me zullumet e kësaj qeverie do të jetë vijim i frontit kundër tij dhe qeverisjes së tij. Ka shumë persona që protestojnë edhe në heshtje kundër kësaj keqqeverisjeje’’, tha Bogdani
Më tej, ai i është referuar edhe çështjes së Valdrin Pjetrit.
Bogdani ka thënë për Faxnews se ende ai nuk është thirrur nga Prokuroria dhe nuk ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurisë.
‘’Valdrin Pjetri nuk është thirrur ende nga Prokuroria, gjithashtu nuk është bërë sekuestrimi i pasurisë së tij dhe argumentimin se si është vënë ajo. Ne e kemi mbështeture procesin e vettingut, por nëse ai vijon të praktikohet me korrektesë. Por deri më sot ky proces është bërë keq, pasi janë përjashtuar gjyqtarë nga sistemi por nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre, por shpresoj që shqiptarët të vijë dita dhe të marrin një proces të mirë të drejtësisë. Duhet patjetër vetting edhe për politikanët”, përfundoi Bogdani.

