TË FUNDIT

Shpërthen e ëma e Kacifas kundër Ramës

E ëma e Kostantin Kacifasit, minoritarit të vrarë një vit më parë ka reaguar sërish duke fajësuar qeverinë Rama për vrasjen e të birit.

Më tej, ajo thotë se shpreson tek qeveria e re greke për të zgjidhur këtë çështje.

‘’Falënderoj qeverinë e Greqisë që na dëgjoi për t’i dhënë këtij kalvari të gjatë vuajtjesh që kemi përjetuar. Ne duam që secili të di se çfarë ndodhi ditën që ata gllabëruan tim bir. Qeveria e mëparshme (e Aleksis Tsiprasit) nuk bëri asgjë. Mitsotakisi shpreh se do të zbardhet kjo çështje. Qeveria e Edi Ramës e hëngri tim bir, sepse ai kishte zemër dhe shpirt të madh dhe ndiente dhimbje për flamurin grek dhe ngjyrat e tij. Dua që 28 tetori të përkujtohet çdo vit që kur e gllabëruan tim bir. U lutem të gjithë grekëve të vijmë këtu dhe të këndojmë himnin kombëtar’’, deklaron e ëma e ekstremistit të vrarë.

Kostandin Kacifas u vra në Bularat më 28 tetor të vitit të shkuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat