Mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00 në Zharrëz të Fierit, ku operojnë puset e naftës nga Bankers, banorët kanë reaguar të shqetësuar, pasi firma kishte hapur një impiant ku digjej nafta bruto në hapësirë.
Siç shihet edhe nga foto, tymi i zi ka ndotur zonën përreth, duke krijuar jo pak shqetësim tek banorët. Pasi kanë parë flakët, banorët kanë njoftuar policinë, por menjëherë firma ka fikur pajisjen e cila do të shërbejë për kolaudimin e naftës.
Banorët madje kanë paralajmëruar një protestë, kundër djegies së naftës bruto në zonë.

